Aktualitet

Rama: Nuk kemi më probleme kategorish, do shtrijmë vaksinimin masiv

25 Mars 2021, 15:11 Nga DOSJA
Rama: Nuk kemi më probleme kategorish, do shtrijmë vaksinimin masiv

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë nuk ka asnjë problem ndarjeje kategorish dhe se do të nisë vaksinimi msiv në popullatë.

I pranishëm në Rinas, ku u shkarkuan 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar, Rama tha se afati i fundit për të vaksinuar gjysmë milioni të qytetarëve është muaji qershor. 

Nëse është e nevojshme është që do ta bëj edhe me tre turne, por Ministria e Shëndetësisë ka vënë në zbatim planin e vaksinimit. Që të kemi Brenda periudhës që fola të gjithë shqiptarët e vaksinuar mbi moshën 60 vjeç, është pjesë e ambicjes tonë. Objektivat vendosen pa marrë parasysh duke parë edhe nga eksperienca. Ne shqipot kërkojmë llogari edhe kur ndodh diçka e paparashikueshme se përse nuk e mbajte fjalën, po vendosim afatin e fundit muajin qershor, që të arrijmë objektivat. Tani nuk kemi më çështje kategorish, me kategoritë më të rriskuara të cilat mund t’i përmbyllnim. 56 mijë persona të vaksinuar kemi arritur deri tani. Të gjithë këta ishin si rezultat i dozave në disponim. Do të shtrihemi dhe të vaksinojmë intensivisht,”– tha Rama ndër të tjera. 

Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

LAJMI KRYESOR: Rama jep lajmin e mirë: Siguruam 1 mln doza në Stamboll, 192 mijë vijnë sot në Rinas, brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni (PAMJET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksina kineze ne shqiperi edi rama vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 21:13

ITALI– Një rrjet trafiku droge, që merrte kokainë nga Holanda dhe kanabis nga Shqipëria, ka furnizuar me lëndë narkotike zonën e Venecias që prej vitit 2016. Me...