Aktualitet

Itali/ Covidi i merr jetën 43 vjeçarit shqiptar Ilir Moçka, disa ditë më parë humbi prindërit të infektuar nga virusi

25 Mars 2021, 17:32 Nga DOSJA
Itali/ Covidi i merr jetën 43 vjeçarit shqiptar Ilir Moçka,

ITALI– Një lajm i rëndë vjen nga Italia, ku një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga Covid vetëm pak kohë pasi humbi të dy prindërit e tij.

Ilir Moçka jetonte prej vitesh në Salento ku dhe punonte si bukëpjekës dhe njihej nga komuniteti si një njeri human dhe pozitiv.

Sipas Il Messaggero, Moçka u shtrua në spital por gjendja e tij u përkeqësua edhe më tej për shkak të virusit. Disa ditë më parë ai kishte humbur të dy prindërit të cilët gjithashtu u infektuan me Covid-19.

“Sot djali i halles sonë Ilir Mocka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij ”– shkruan kushëriri i viktimës në profilin e saj shoqëror.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll