Aktualitet

Rama: Për 60 ditë do të kemi 1.2 milionë doza vaksinash plus, brenda majit kemi objektiv të vaksinojmë gjysmë milioni qyt

25 Mars 2021, 15:06 Nga DOSJA
Rama: Për 60 ditë do të kemi 1.2 milionë doza vaksinash

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka caktuar si objektiv vaksinimin e gjysmë milioni të qytetarëve shqiptarë brenda muajit maj, ose maksimuni deri në fund të muajit qershor.

Nga Rinasi, ku u shkarkuan 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze, Rama tha se brenda 60 ditësh në vendin tonë do të vijnë 1.2 milionë doza të vaksinës kineze për të nisur vaksinimin masiv në popullatë. 


“Brenda 60 ditësh ne do të kemi 1.2 milionë doza plus gjë që na mundëson që menjëherë të shtrijmë vaksinimin në bazë të planit që kemi nisur. Ambicia jonë, objektivi ynë është që deri në fund të muajit qershor, por me tolerancë…e them në fund të muajit qershor, ajo që dua është që Brenda majit të kemi vaksinuar gjysmë million të qytetarëve. Kemi vendosur vijën e objektivit tek afati i deri Brenda qershorit. Sot që flasim, në Republikën e Shqipërisë kemi 282 mijë vaksina, plus këtyre që sapo mbërritën kemi edhe vaksinat Astrazeneca Pfizer dhe Sputnik të cilat së bashku janë 90 mijë. Ndërkohë, presim që tu shtohen edhe doza të tjera nga Pfizer dhe Astrazeneca. Duke i bashkuar me 106 mijë vaksinat që janë në proces me Bashkimin Europian, bëjnë në total 871 mijë vaksina së bashku me shumën e kontraktuar aktualisht të gjysmë milioni vaksinave Sonivac që e thashë sot në anunçimin e mëparshëm. Në faktikisht kemi të kontraktuara 500 mijë vaksinat Sinovac dhe kemi siguruar 1 milion,”– tha Rama ndër të tjera. 

Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

LAJMI KRYESOR: Rama jep lajmin e mirë: Siguruam 1 mln doza në Stamboll, 192 mijë vijnë sot në Rinas, brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni (PAMJET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksina kineze ne shqiperi edi rama vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 21:13

ITALI– Një rrjet trafiku droge, që merrte kokainë nga Holanda dhe kanabis nga Shqipëria, ka furnizuar me lëndë narkotike zonën e Venecias që prej vitit 2016. Me...