Politike

Rama: Mandati i 3 bën të pakthyeshme Reformën në Drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie

25 Mars 2021, 18:35 Nga DOSJA
Rama: Mandati i 3 bën të pakthyeshme Reformën në

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi se mandati i tretë i Partisë Socialiste do të finalizojë reformën në Drejtësi. Rama tha se mandati nuk është për karrigen e askujt, por që Shqipëria të ecë përpara.


“Mandati i 3 i PS nuk është një qëllim në vetvete një inertësi në nevojën apo në dëshirën për pushtet. Mandati i 3 i Ps nuk është për PS dhe për ata që Ps e përfaqësojnë si deputetë si ministra si kryetarë bashkish si anëtarë të këshillave bashkiak. Mandati i 3 nuk është për karrigen e askujt përfshirë edhe timen, por është që Shqipëria të mos kthehet dot më kurrë mbrapa sepse ne i  bëjmë të pakthyeshme të gjitha reformat që janë rrugës. Mandati i 3 bën të pakthyeshme reformën në drejtësi dhe bën të mundur ardhjen në jetën tonë të një drejtësie të re. E kundërta bën kthim atje ku shqipëria nuk mund nuk duhet dhe nuk do të kthehet më. Mandati i 3 i Ps do të thotë që prona të mos jetë më një problem në mesin tonë. Mandati i 3 i Ps do  të thotë që poilika të mos mund tu bëjë më dotë asgjë as mjekëve as infermierëve as atyre që janë në një vend pune falë meritës së tyre e kundërta do të thotë rikthim pas dhe varje e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: LIVE- MINUTË PAS MINUTE/ Socialistët e nisin me qetësi fushatën, “heshtje” tek Sheshi Skënderbej, situata 1 orë para nisjes së fushatës

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama ps nis fushaten zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 18:08

TIRANË- Kryeminisri Edi Rama, ka hehdur thumba ndaj Kryedemokratit Lulzim Basha, për hapjen e fushatës zgjedhore, ku janë mbledhur qindra njerëz.Rama e ka ...