Aktualitet

Rama: Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave kineze, kemi nisur bisedimet

25 Mars 2021, 15:00 Nga DOSJA
Rama: Do sjellim në Shqipëri fabrikën e prodhimit të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Nga Rinasi, teksa foli për ardhjen e 192 mijë dozave të vaskinës kineze, Rama tha se fabrikë do të prodhojë të gjitha llojet e vaksinave.

“Dëshiroj të ndaj me ju një lajm shumë të mirë. Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave,”- tha Rama ndër të tjera. 


Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

LAJMI KRYESOR: Rama jep lajmin e mirë: Siguruam 1 mln doza në Stamboll, 192 mijë vijnë sot në Rinas, brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni (PAMJET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksina kineze ne shqiperi edi rama vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2021, 21:13

ITALI– Një rrjet trafiku droge, që merrte kokainë nga Holanda dhe kanabis nga Shqipëria, ka furnizuar me lëndë narkotike zonën e Venecias që prej vitit 2016. Me...