Bota

Turqi/ Alarmi i rremë për bombë në dy avionët e “Turkish Airlines” , kishin si destinacion Gjermaninë

25 Mars 2021, 14:58 Nga DOSJA
Turqi/ Alarmi i rremë për bombë në dy avionët e

TURQI– Një alarm për bombë u raportua në dy avionë të kompanisë së fluturimit, Turkish Airline, i cili pas kontrollove rezultoi i rremë.

Sipas Milliyet, avionët ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit dhe ishin gati për të nisur fluturimin drejt Gjermanisë.

Njëri kishte si destinacion Shtutgartin dhe tjetri Mynihun.

Pas sinjalizimit, punonjësit e sigurisë i larguan avionët nga vendi ku ishin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku u bënë kërkimet nga specialistët.

Pas ekzaminimit të bordeve të dy avionëve rezultoi se ishte alarm i rremë, pasi nuk u gjend asnjë bombë apo material dyshues.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alarm per bombe ne turqi turkish airlines alarm per bombe ne turqi turkish airlines

Sondazh

Poll