Bota

Hajrulla Çeku, zëvendës-ministër i Ramës, bëhet ministër në qeverinë Kurti

25 Mars 2021, 14:10 Nga DOSJA
Hajrulla Çeku, zëvendës-ministër i Ramës, bëhet

KOSOVË-Hajrulla Çeku, do të jetë ministrit i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kurtit.  Ndërkohë, emri i tij nuk është i panjohur për Shqipërinë.

Tre vite më parë, ai ka mbajtur postin e zëvendës-ministrit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit nga viti 2017 deri në vitin 2018, nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Më pas ai dha dorëheqjen, pasi tha se do bëhej baba.

Kush është Hajrulla Çeku:

Hajrulla Çeku ka lindur në vitin 1983 në Prizren. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, për “Shkenca Politike” dhe ka magjistruar në “Qeverisje dhe Zhvillim Lokal” në Universitetin e Trentos, Itali dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani. Çeku u zgjodh deputet në legjislaturën 2019-2021 dhe gjatë kësaj periudhe ishte Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Po ashtu ka qenë udhëheqës i Forumit për Transperencë Parlamentare dhe pjesë e Grupit të Deputetëve të Gjelbër.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora hajrulla çeku hajrulla çeku

Sondazh

Poll