Sport

E ardhmja e Alabas, “quitz”. Mbrojtësi austriak mohon Real Madridin…

25 Mars 2021, 09:25 Nga DOSJA

GJERMANI – E ardhmja e austriakut David Alaba tashmë është shndërruar në një “quitz”. Mbrojtësi i majtë, në fund të sezonit do të largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë në fund të sezonit, ndaj edhe kërkesat për të janë nga disa klube të mëdha, midis të cilëve edhe spanjollët e Real Madrid.

Madje, që në janar mediat kanë botuar një lajm, ku thuhet se Alaba ka arritur një marrëveshje paraprake me Real Madridit, ku do të përfitojë një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon. Një raportim i tillë është bërë viral në rrjetet sociale.

Mbrojtësi austriak ka folur për këto zëra, por duke e bërë akoma më enigmatike të ardhmen e tij: “Real Madridi? Sigurisht që kam dëgjuar disa gjëra, por unë nuk jam ai lloj personi që zgjohet në mëngjes dhe lexon gazetat. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich david alaba real madrid bayern munich david alaba real madrid

Sondazh

Poll