Aktualitet

Shembet muri i magazinës te Casa Italia, zjarrfikësja ndërhyn për të gjetur trupat e personave të bllokuar

25 Mars 2021, 13:17 Nga DOSJA
Shembet muri i magazinës te Casa Italia, zjarrfikësja ndërhyn

TIRANË– Muri brenda magazinës te qendra ‘Casa Italia’ është shembur. Momentalisht ka mbërritur një ekskavator dhe me bombola oksigjeni ku për pak do të ndërhyjnë punonjësit zjarrfikës për të nxjerrë trupin e 33-vjeçarit Arjan Sala.

Pasditen e djeshme nisi zjarri në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në Tiranë. Zjarri i cili mendohej se ishte një rast i zakonshëm përfundoi në një pritje tmerruese për familjarët e personave të zhdukur. Deri më tani raportohet se brenda magazinës ndodhet Arjan Sala, punonjës prej 10 vitesh në qendrën tregtare. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ai iu ka hapur telefonin mirëpo nuk ka thënë asnjë fjalë. Ndërkohë raportohet se brenda magazinës ndodhet një 17-vjeçar dhe një punëtor tjetër. Ende nuk dihet nëse personat janë të gjallë apo të vdekur. Pronari i godinës ka bërë të ditur se mund të shemben muret e godinës nëse do të duhen. Policia ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërsa forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

(a.b)./dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll