Aktualitet

Eurodeputetja Santos: Raporti i PE mbi Shqipërinë është pozitiv dhe tregon se është bërë përparim

25 Mars 2021, 13:31 Nga DOSJA
Eurodeputetja Santos: Raporti i PE mbi Shqipërinë është

BRUKSEL– Eurodeputetja Isabel Santos, e cila është edhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka deklaruar se raporti i PE për vendin tonë është pozitiv.

Në intervistën e dhënë  për “European Western Balkan”, Santos shprehet se vendi se vendi e meriton përparimin në rrugën e integrimit në BE.

Besoj se fakti që në raport ne mbështesim caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare, është një sinjal shumë i mirë për qytetarët e Shqipërisë pasi ne besojmë se vendi është në rrugën e duhur në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Siç e dimë të gjithë, shqiptarët janë një nga popujt më proeuropianë, prandaj ky është një përfundim shumë i rëndësishëm”.

Ne gjithashtu bëjmë një sërë rekomandimesh për tema që unë besoj se janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, si forcimi i dialogut politik dhe institucioneve demokratike, nevoja për të përmirësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, rëndësia e rritjes së niveleve të mediave dhe rritja e masave konkrete për të adresuar rënien demografike dhe largimin e trurit, ndër shumë të tjera. Unë gjithashtu do të doja të nënvizoja thirrjen për të vazhduar përpjekjet e bëra për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, thekson Santos.

Ajo është shprehur se PE i pranon përparimet e bëra deri më tani në vend, por theksohet rëndësia e reformave për mirëqenien e popullit shqiptar.

Tani që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese kanë rifituar funksionalitetin e tyre dhe SPAK tashmë po punon, është shumë e rëndësishme të vazhdohen këto reforma dhe gjithashtu edhe ato në administratën publike”, – tha Santos.

Lidhur me hezitimin e vendeve anëtare për të ndjekur këshillat e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Santos theksoi se “procesi i anëtarësimit është diçka që varet nga marrëveshja e çdo shteti anëtar, kjo është diçka që rezulton në një kombinim shumë të vështirë të faktorëve dhe që nganjëherë mund të çojë në ndonjë ngecje të procesit. Nuk mund të flas për arsyetimet e shteteve anëtare, por ajo që mund të siguroj është se ekziston një shumicë e madhe që njeh progresin e Shqipërisë në rrugën e pranimit dhe që është gati për caktimin e KPGJ-së së parë. Disa shtete anëtare, për arsye të brendshme ose të jashtme, janë ende duke ngritur disa pyetje. Ky është funksionimi normal i procesit politik, ashtu si diskutimet tona politike këtu në Parlamentin Europian”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eurodeputetja santos eurodeputetja santos

Sondazh

Poll