Politike

Edi Rama: Mos filloni të ankoheni për fabrikën tani, s’do e paguani ju

25 Mars 2021, 15:14 Nga DOSJA
Edi Rama: Mos filloni të ankoheni për fabrikën tani, s’do e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me hapjen e fabrikës së prodhimit të vaksinave në Shqipëri. I pranishëm në Rinas, Rama tha se tani nuk duhet të fillohen të ankohen se për fabrikën, sepse sipas tij nuk do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.

“Fabrika në fjalë ka një traditë shumë vjeçare. Mos mendoni që historia do të mbyllet kaq kollaj sepse sipas të gjitha gjasave, vaksinimi do të bëhet. Nuk besoj tani se do të filloni të ankoheni se për çfarë na duhet fabrika sepse nuk do ta paguani ju. Nuk ka ç’ju duhet,”- tha Rama. 

Rama u nis dje për Stamboll i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj. Me këtë sasi të njoftuar sot, pritet që Shqipëria të nisë një vaksinim më të gjerë në popullatë. Deri më tani janë vaksinuar afro 54 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

LAJMI KRYESOR: Rama jep lajmin e mirë: Siguruam 1 mln doza në Stamboll, 192 mijë vijnë sot në Rinas, brenda 60 ditësh marrim gjysmë milioni (PAMJET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin vaksina kineze ne shqiperi edi rama shqiperia nis vaksinimin vaksina kineze ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 25 Mars 2021, 14:30

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së fundmi ka folur në lidhje me shembjen e një pjese të Matarnitetit, temë e cila ka ngjallur shumë deb...