Aktualitet

‘Dua të rris fëmijët’/ Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht, Gjykata e Korçës shtyn vendimin për 9 prill

25 Mars 2021, 12:37 Nga DOSJA
‘Dua të rris fëmijët’/ Zani Çaushi kërkoi

KORÇË– Myrteza Çaushi, i njohur si ‘Zani’, mbërriti paraditen e sotme në Gjykatën e Korçës, ku pritej të zhvillohej seanca e radhën për lirimin e tij me kusht nga qelia. Për arsye që ende nuk janë specifikuar, Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më datën 9 prill.

I dënuari me burg përjetë, Caushi pretendon se nuk i janë përllogaritur korrekt vitet që ka kaluar në paraburgim, ndaj kërkon rinumërimin e tyre pasi sipas tij, ai ka kryer deri më tani 31 vite e 3 muaj burg.

Disa seanca më parë, Gjykata kërkoi nga zyrtari i burgut të Drevonës që të sillte të gjitha vendimet që ishin marrë lidhur me të burgosurin Caushi. Nëse pretendimi i tij rezulton i vërtetë, atëherë Caushi do të vijojë mundësinë edhe për të kërkuar nga Gjykata lirimin me kusht, pasi pretendon se ka sjellje të mirë dhe se duhet që të punojë për të mbajtur familjen e tij.  

Kush është Zani Çaushi? 

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zani caushi zani caushi kerkon lirine zani caushi zani caushi kerkon lirine

Sondazh

Poll