Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm, “Cikja” i Elbasanit kërkon lirinë: Kam nënën vetëm!

25 Mars 2021, 12:01 Nga DOSJA
I dënuar me burgim të përjetshëm, “Cikja” i

ELBASAN– Taulant Balliu, i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kapos së grupit kriminal të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit, kërkon lirinë nga burgu.

Kërkesa për lirim është bërë me arsyetimin se nëna e tij jeton e vetme, pasi vëllai i Taulant Balliut ka ndërruar jetë. Ai është dënuar më burgim të përhetshëm, ndërsa deri më tani ka kryer 25 vite burg.

Taulant Balliu ka qenë anëtar i një prej bandave më famëkeqe të Elbasanit në vitin 1997.

Historiku i bandës
Banda e Kateshit u krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht vuan këtë dënim në burgun e Peqinit, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë. Banda, sipas të dhënave të gjykatës, mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas dosjeve në polici dhe prokurori anëtarët e bandës Kateshi kanë qenë Dritan Kateshi, i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në Shqipëri; Taulant Balliu, i dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në Shqipëri; Ndriçim Sadushi, i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe gjeti vdekjen në një burg në Angli; Gjergj Dedja, i dënuar me 20 vjet burg, i arrestuar në Shqipëri; Kastriot Dervishi, i dënuar me 17 vjet burg, i ekstraduar nga Italia; Spartak Çaushi, i dënuar me 16 vjet burg, i ekstraduar nga Italia dhe Arben Topi, i dënuar me 13 vjet burg, i ekstraduar nga Çekia.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet taulant balliku kerkon lirimin taulant balliu taulant balliku kerkon lirimin taulant balliu

Sondazh

Poll