Aktualitet

Tre persona të bllokuar brenda magazinës? Policia hedh poshtë pretendimet: Deri tani vetëm Arjan Sala nuk iu është përgji

25 Mars 2021, 12:09 Nga DOSJA
Tre persona të bllokuar brenda magazinës? Policia hedh poshtë

TIRANË– Policia e Shtetit bën të ditur se deri më tani është i regjistruar si i humbur vetëm 33-vjeçari, Arjan Sala. Mësohet se pas shuarjes së zjarrit do të nisin edhe hetimet.

Policia ka të dokumentuar zyrtarisht vetëm një rast për një person të zhdukur, që është Arjan Sala, 33-vjeçari që punonte si shef Sigurie në këtë godinë.

Sipas policisë, deri më tani nuk ka pasur sinjalizime për raste të tjera nga familjarët. Të gjithë personat që hynin në këtë godinë ishin të identifikuar dhe se i vetmi që nuk i është përgjigjur thirrjes apo telefonit ka qenë Arjani.

Pasditen e djeshme nisi zjarri në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në Tiranë. Zjarri i cili mendohej se ishte një rast i zakonshëm përfundoi në një pritje tmerruese për familjarët  e personave të zhdukur. Deri më tani raportohet se brenda magazinës ndodhet Arjan Sala, punonjës prej 10 vitesh në qendrën tregtare. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ai iu ka hapur telefonin mirëpo nuk ka thënë asnjë fjalë. Ndërkohë raportohet se brenda magazinës ndodhet një 17-vjeçar dhe një punëtor tjetër. Ende nuk dihet nëse personat janë të gjallë apo të vdekur. Pronari i godinës ka bërë të ditur se mund të shemben muret e godinës nëse do të duhen. Policia ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërsa forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala

Sondazh

Poll