Aktualitet

Zjarri masiv në magazinën e rrobave/ Pronari i Casa Italias: Shembni muret!

25 Mars 2021, 11:59 Nga DOSJA
Zjarri masiv në magazinën e rrobave/ Pronari i Casa Italias: Shembni

TIRANË– Zjarri masiv që nisi ditën e djeshme në magazinën te ‘Casa Italia’ ka lënë tre pesona të zhdukur. ‘News24’ bën të ditur se pronari i kësaj godine ka rënë dakord që të shembet muri i ndërtesës, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e punonjësit.

Pasditen e djeshme nisi zjarri në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në Tiranë. Zjarri i cili mendohej se ishte një rast i zakonshëm përfundoi në një pritje tmerruese për familjarët  e personave të zhdukur. Deri më tani raportohet se brenda magazinës ndodhet Arjan Sala, punonjës prej 10 vitesh në qendrën tregtare. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ai iu ka hapur telefonin mirëpo nuk ka thënë asnjë fjalë. Ndërkohë raportohet se brenda magazinës ndodhet një 17-vjeçar dhe një punëtor tjetër. Ende nuk dihet nëse personat janë të gjallë apo të vdekur. Pronari i godinës ka bërë të ditur se mund të shemben muret e godinës nëse do të duhen. Policia ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërsa forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala digjet magazina ne tirane arjan sala digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll