Aktualitet

E RËNDË! Zjarri në magazinën në Tiranë, dyshohet se tre persona kanë mbetur të bllokuar

25 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
E RËNDË! Zjarri në magazinën në Tiranë, dyshohet

TIRANË– Të tjera detaje të rënda dalin në dritë nga zjarri në qendrën tregtare, ku një godinë që prej mesditës së djeshme është përfshirë nga flakët.

‘News24’ raporton se dyshohet se ka 3 persona të zhdukur brenda magazinës te Casa Italia. Përveç shefit të sigurisë, Arjan Sala dhe një 17-vjeçari, dyshohet për një tjetër person.

Pasditen e djeshme nisi zjarri në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në Tiranë. Zjarri i cili mendohej se ishte një rast i zakonshëm përfundoi në një pritje tmerruese për familjarët  e personave të zhdukur. Deri më tani raportohet se brenda magazinës ndodhet Arjan Sala, punonjës prej 10 vitesh në qendrën tregtare. Familjarët e tij kanë bërë të ditur se ai iu ka hapur telefonin mirëpo nuk ka thënë asnjë fjalë. Ndërkohë raportohet se brenda magazinës ndodhet një 17-vjeçar dhe një punëtor tjetër. Ende nuk dihet nëse personat janë të gjallë apo të vdekur. Pronari i godinës ka bërë të ditur se mund të shemben muret e godinës nëse do të duhen. Policia ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërsa forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet magazina ne tirane digjet magazina ne tirane

Sondazh

Poll