Bota

Vuçiç komenton deklaratën e Kurtit: Ai po thotë që nuk ka Asociacion, por ne nuk jemi aq të dobët sa dikur

25 Mars 2021, 10:01 Nga DOSJA
Vuçiç komenton deklaratën e Kurtit: Ai po thotë që

SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur në lidhje me njohjen e Kosovës dhe çështjen e Asociacioneve e komunave Serbe në Kosovë.

Sipas Gazeta Express, Vuçiç ka përmendur idenë për Shqipërinë e Madhe dhe faktin që Kurti ka thënë se nuk nuk do njihen Asociacionet, ku ka thënë se Serbia nuk është e dobët si dikur.

“Sot, kur dëgjojmë idenë se Kosova na njeh dhe se ne e njohim Kosovën. Nuk na duhet ajo njohje. Ju nuk do të shkeleni mbi të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Edhe sot, kur ata na kërcënojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe thonë se nuk ka Asociacion, ne po themi që nuk jemi aq të dobët sa dikur. Serbia nuk është dhe nuk do të jetë një grusht tërshëre për çdo sorrë të botës së bardhë që dëshiron ta hajë atë”, u shpreh Vuçiç.

Gjithashtu, ai ka thënë se do punojë për të ndërtuar një ë ardhme të sigurt për vendin e tij.

Ne punojmë dhe ndërtojmë dhe duam të jemi të vetëm të sigurt, askush nuk do të sulmojë më fëmijët tanë, ne duam të jemi të lirë,”-ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një diskutim për dialogun ka thënë se nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe, të cilin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës që t’i njohë.

(k,a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll