Bota

Kurti zhvillon bisedë telefonike me senatoren amerikane: E falënderova për mbështetjen në forcimi e Forcave të Sigurisë

25 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
Kurti zhvillon bisedë telefonike me senatoren amerikane: E falënderova

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike më senatoren amerikane, Joni Ernst.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës, në Senatin e SHBA-së. Po ashtu ai ka theksuar se ndihmën që ajo ka dhënë për forcimin e Forcës së Sigurisë.

Ishte kënaqësi të bisedoj me senatoren Joni Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës në Senatin e ShBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkudhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare. Ajo ka luajtur rol jetik në forcimin e Forcave tona të Sigurisë. E falënderova atë për përkrahjen e vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë, të cilat janë duke u transformuar në një ushtri profesionale, duke punuar në krah me Shtetet e Bashkuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë”-thuhet në postim. 

Postimi i  plotë:

It was a pleasure to talk with @SenJoniErnst who is a staunch supporter of Kosova in the U.S Senate. She is Vice Chair of the Senate Republican Conference, and co-chair of the #SenateAlbanianIssuesCaucus. She played a crucial role in strengthening our Security Forces. pic.twitter.com/IyUiRk2iup

— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021


(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti joni ernst albin kurti joni ernst

Sondazh

Poll