Bota

Jashtë kamerave dhe pa asnjë informacion! Misteri i vaksinimit të Putinit, a e mori vallë?

25 Mars 2021, 09:55 Nga DOSJA
Jashtë kamerave dhe pa asnjë informacion! Misteri i vaksinimit të

RUSI– Presidenti rus,  Vladimir Putin më në fund mori një vaksinë kundër koronavirusit, pjesërisht për të ‘bindur’ një pjesë të mirë të rusëve të cilët ende hezitojnë të vaksinohen. Ky vendim është i lavdërueshëm, por mënyra se si ai vendosi ta zbatojë ka ngritur debat në publik. 

Kremlini njoftoi se Putini “u dha një shembull të mirë” rusëve duke vaksinuar kundër kovid-19 dhe se ai do të marrë dozën e dytë në rreth tre javë.

Vajza e Putinit mori pjesë në provat e vaksinës Sputnik V, por ai personalisht ishte jashtëzakonisht i kujdesshëm në lidhje me vaksinimin. Presidenti 68-vjeçar rus fillimisht tha se po priste të tregonte se vaksina ishte e sigurt për ata mbi 65 vjeç. Më vonë, ai tha se do të priste deri në vjeshtë kur mjekët e tij mund të përfshinin vaksinimin në orarin e tij të punës.

Më herët, Putini u tha redaktorëve të mediave ruse se ai nuk do të vaksinohej para kamerave televizive, duke befasuar shumë me ndrojtjen e tij të papritur para kamerave. Ai e mbajti fjalën, kështu që e mori vaksinën pas dyerve të mbyllura të martën. Gjithashtu, vetëm ai dhe mjeku i tij e dinë saktësisht se cilën vaksinë ka marrë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov shpjegoi dëshirën e papritur të Putinit për privatësi duke thënë se presidenti rus “nuk i pëlqen vaksinimet para kamerave” dhe se ai “tashmë po punon mjaftueshëm për të promovuar vaksinat ruse”.

Të tre vaksinat ruse janë efektive dhe të sigurta, kështu që nuk ishte e rëndësishme të zbulohej se cilën e mori presidenti, në mënyrë që rusët të mos e favorizonin masivisht atë vaksinë më vonë“, ishte një tjetër shpejgim i tyre.

Përshatur nga BLIC

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksinimi i vladimir putin vaksinimi i vladimir putin

Sondazh

Poll