Politike

‘Përmasat e tua janë shumë poshtë’/ Plas debati mes Meçes dhe Dogjanit: Nuk të vjen turp! Njeri pa vlerë njëlloj si

25 Mars 2021, 07:18 Nga DOSJA
‘Përmasat e tua janë shumë poshtë’/ Plas debati

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani ka debatuar me inxhinierin Arben Meçe duke e degjeneruar përplasjen mes tyre në ofendime personale.

Teksa ishin të ftuar në emisionin ‘Arena’, dy figurat e njohura ofenduan njëri-tjetrin duke përdorur fjalë të ulëta. Ishte Meçe ai i cili iu drejtua Dogjanit duke i thënë se nuk e arrin dot pasi përmasat e tij janë shumë poshtë.

Më pas Dogjani iu drejtua duke i thënë se duhet ti vijë turp nga vetja, e se është njeri pa vlerë si Rilindja.

DEBATI:

Dogjani: Pse nxehesh, je skuqur, çfarë ke?

Meçe: Nuk më bullizon dot mua ti, sepse përmasat e tua janë shumë poshtë, nuk më arrin dot as te vendi mua?

Dogjani: Ti të kesh turp!

Meçe: Përmasat e tua janë tilla që nuk më nxehin dot.

Dogjani: Të të vijë turp që flet me atë gjuhë të tillë se je burrë i vjetër. Qenke një njeri pa vlerë njëlloj si Rilindja. Ti jo vetëm që nuk më arrin te vendi, por as te maja e këpucës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike arben mece asllan dogjani arben mece asllan dogjani

Sondazh

Poll