Politike

“Do më fusësh në sherr me gruan”, Babaramo debaton me Gonxhen, gazetari: Mos qesh se ke gjithë arsyen e botës të jesh

24 Mars 2021, 21:49 Nga DOSJA
“Do më fusësh në sherr me gruan”, Babaramo debaton me

TIRANË– Gazetari Ilir Babaramo ka debatuar dhe ka shkëmbyer’thumbime’ me drejtorin Blendi Gonxhe. Të dy ihin të ftuar në “Open”, dhe diskutonin për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi. 

Gonxhe qeshi, ndërsa Babaramo i tha se ka arsye të jetë i lumtur. Drejtori Gonxhe tha më pas se nuk ka pse të jetë i qeshur sepse edhe gruan e ka ortodokse. 

Pjesë nga debati:

Ilir Babaramo: Mos qesh o Gonxhe, ti ke gjithë arsyen e botës të jesh i lumtur.

Blendi Gonxhe: Po pse o vëlla, se kam lidhje me Turqinë?

Ilir Babaramo: Kujdes mos e përmend shumë se nuk do të të qasin fare. Do më lësh të them dy fjalë.

Blendi Gonxhe: Pse, se e kam gruan ortodokse. E kam dhe nga Gjirokastra. Ç’më lidh mua me Turqinë aman? Më thotë mua që jam në agjendë, të lutem sqaroja pak Eni aman.

Eni Vasili: Ç’është e vërteta, Gonxhe është këtu për shkak të këmbënguljes time të vazhdueshme. 

Blendi Gonxhe: Për të gjetur një faj të Ramës, që as nuk ekziston se nuk ke ku e gjen….do të më fusë në sherr me gruan.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi gonxhe ilir babaramo blendi gonxhe ilir babaramo

Sondazh

Poll