Politike

“S’e kam në parim të vras babain”/ Açka komenton librin e Bashës: Raporti me Berishën i ka prishur punë së jashtmi,

24 Mars 2021, 22:26 Nga DOSJA
“S’e kam në parim të vras babain”/ Açka

TIRANË– Shkrimtarja Flutura Açka tha se raporti mes Berishës dhe Bashës, së brendshmi e ka ndihmuar këtë të fundit. E ftuar në emisionin “Opinion”, teksa fliste për librin e Bashës, Açka tha se kjo është një lidhje në kontuinitet normal.

 Teksa komentonte pjesën nga libri i Bashës, ku kryedemokrati thoshte se ka pasur ftesa për të ‘vrarë’ babain, Açka tha se Basha ka tetë vite që duron korin ‘fajin e ka Saliu’.

“Së jashtmi raporti Berisha- Basha i ka prishur punë, sepse i kanë mbajtur ison “fajin e ka Saliu”, së brendshmi, jo. Është në kontuinitet, është një lidhje normale, një kontuinitet normal. Së brendshmi e ka ndihmuar, e ka forcuar Bashën brenda partisë, së jashtmi e ka penguar sepse i gjithë ky kori i madh “fajin e ka Saliu”, ka 8 vjet që e duron,”- u shpreh Açka.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike flutura acka lulzim basha sali berisha flutura acka lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll