Politike

Vizita në Stamboll, Rama nis fushatën me premtimin e vaksinave: Kam ardhur për shumë, po s’ia dolëm ne… s’ka tjetër

25 Mars 2021, 06:16 Nga DOSJA
Vizita në Stamboll, Rama nis fushatën me premtimin e vaksinave: Kam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën elektorale për një mandat të tretë me premtimin se do të sigurojë shumë vaksina anti-COVID. Nga Stambolli, ku edhe ndodhet që prej ditës së djeshme, Rama ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se qeveria e tij është e vetmja që mund t’ja dalë në luftën me pandeminë.

Dosja.al ka mësuar se kreu i qeverisë do të zhvillojë disa takime zyrtare me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, në kuadër të furnizimit të Shqipërisë me vaksinat kineze. Po ashtu, në axhendën e takimeve për të njëjtën temë është edhe ajo me vetë Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!,”-shkruan Rama. Por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me numrin e dozave që synon të marrë në Turqi.

Ndërkohë dita e sotme përkon edhe me nisjen zyrtare të fushatës elektorale. Sot pasdite, PS dhe PD kanë lajmëruar për takimet e para elektorale në shesh. Ende nuk dihet sesi do të zhvillohen pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat anti-COVID, përfishirë edhe ndalimin e grumbullimit mbi 10 vetë. 

LAJMI KRYESOR: Zyrtarisht në fushatë! PS e PD planifikojnë miting në shesh, Rama nga Turqia: Do sjell vaksina. Basha mesazh: Bashkë do fitojmë!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne turqi fushata elektorale ne shqiperi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 edi rama edi rama ne turqi fushata elektorale ne shqiperi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll