Politike

Ilir Babaramo: Erdogan ka hapur thesin, po financon fushatën e Ramës

24 Mars 2021, 21:20 Nga DOSJA
Ilir Babaramo: Erdogan ka hapur thesin, po financon fushatën e Ramës

TIRANË– Gazetari Ilir Babaramo ka deklaruar se Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka hapur thesin dhe po financon fushatën e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në ‘Open”, Babaramo, teksa komentonte vizitën e Edi Ramës në Francë, tha se i vetmi faktor që po lobon në Shqipëri është Erdogan.

“Drekën në Elize e shoh si kortize lobimi. Në faqen e Elizesë, nuk pashë asgjë që ta besoj Ramën, thjesht anoncuan bisedën e Macron dhe asgjë më shumë. Gjithë kjo histori është kthim kortezie. Asnjë fuqi e rëndësishme ose e parëndësishme është e përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri, të gjitha janë indiferente si për opozitën, ashtu dhe për pozitën. I vetmi faktor që po lobon në Shqipëri është Erdogan, i cili ka hapur qesen dhe po financon fushatën e Ramës. Ky është modeli i partnerit tone,”– tha Babatamo.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir babaramo ilir babaramo

Sondazh

Poll