Politike

Një ditë para fushatës elektorale/ PD dhe PS nisin përgatitjet, dy sheshet kryesore të Tiranës mbushen me kamionë dhe pun

24 Mars 2021, 19:49 Nga DOSJA
Një ditë para fushatës elektorale/ PD dhe PS nisin

TIRANË- Ditën e nesërme nis zyrtarisht fushata elektorale e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Ndërkohë, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, që do të kandidojnë, kanë nisur përgatitjet që ditën e sotme.

Siç, shihet në fotot e mëposhtme, në sheshin ‘Skendërbej”, disa punonjës po merren me rregullimin e vendin ku do të mbahet ceremonia e Partisë Socialiste. Në shesh janë po ashtu kamionë të cilët kanë sjellë pajisjet që nevojiten, për të ndërtuar ‘skenën’.

Partia Socialiste do të mbajë takimin e hapjes zyrtare të fushatës në sheshin Skënderbej nesër në orën 18:00, ku do prezantohen 153 kandidatët për deputetë.

PD-ja gjithashtu po bën gati sheshin Nënë Tereza për takimin e parë elektoral zyrtar në kuadër të 25 prillit. Mësohet se në sheshin Nënë Tereza ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por megjithatë nuk janë ndalur punimet.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fushata elektorale 2021 fushata elektorale 2021

Sondazh

Poll