Sport

Gjakoset derbi i “Old Firm”! Tre tifozë të Rangers i presin fytin fansit të Celtic. Shpërthen lufta protestantë-katolik

24 Mars 2021, 20:53 Nga DOSJA
Gjakoset derbi i “Old Firm”! Tre tifozë të Rangers i

SKOCI-Gjatë ditës së dielë në qytetin e Glasgow, 35-vjeçari polak, tifoz i Celtic, Kamil Charyszyn mbeti viktimë pas një sulmi barbar ku u përfshinë 3 meshkuj dhe një femër tifozë të skuadrës rivale të Rangers duke i prerë fytin. Fqinjët treguan se si dikush u dëgjua duke thënë:

“Unë jam një tifoz i Celtic po ju kush dreqin jeni?” Një banor tjetër tha: “Kishte një trazirë të tmerrshme jashtë, por unë vetëm supozova se ishin dehur tifozët.Policët nisën një hetim në në oborrin ku jetonte Kamil Charyszyn.Katër të dyshuarit përshkruhen si të bardhë.Vrasësi thuhet se ishte i gjatë 5ft 10in (1.78 metra) dhe kishte veshur një xhaketë të errët dhe pantallona të gjera me një kapele bejsbolli.

Ajo që shihet qartë sipas raportimeve në rrjetet sociale në Skoci është heshja e mediave dhe e politikanëve skocez për këtë ngjarje që kanë përfshirë luftën e protestantëve midis katolikëve, ku përpara kësaj sfide ishin shpalosur shumë fletëpalosje në gjithë Skocinë. Lufta midis protestantëve dhe katolikëve është shumë e ndezur me dy klubet e mëdha në Glasgow si Rangers që ka tifozë të besimit protestantë dhe Celtic që janë të besimit katolik.

 

“Catholics are the victims of 57 per cent of ALL RELIGIOUSLY AGGRAVATED offences reported in Scotland.”

“Our problem is not so much sectarianism but anti-Catholicism”. @policescotland @NicolaSturgeon @CC_Livingstone @scotgov @HumzaYousaf @Call_It_Out_ https://t.co/GQcEQjPIsF pic.twitter.com/ZiaeD9v49R

— Michael McCahill ? (@MickMcCahill) March 23, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport celtic rangers celtic rangers

Sondazh

Poll