Sport

“Nëse nuk e vlerësojmë Andorrën, e dimë si përfundon”: Etrit Berisha paralajmëron kuqezinjtë

24 Mars 2021, 16:47 Nga DOSJA
“Nëse nuk e vlerësojmë Andorrën, e dimë si

ANDORRË-Shqipëria përgatitet në Barcelonë për ndeshjen e 25 marsit kundër Andorrës dhe pavarësisht se konsiderohet një ndeshje e thjeshtë,portieri i Spal Etrit Berisha, nuk ia ka besën. Gardiani shpreson ta nisë këtë fushatë eliminatoresh me këmbën e mbarë, por për ta bërë këtë duhet shumë kujdes në debutim kundër Andorrës:

“Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim sepse kemi luajtur edhe më parë. Në ndeshjet që kemi zhvilluar në shtëpi kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Por me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër sepse do të jetë me një fitore që ta nismim me këmbë të mbarë”, u shpreh Berisha.

32-vjeçari nga Prishtina u ndal edhe në ndeshjet kualifikuese që Shqipëria ka zhvilluar në të kaluarën, pa harruar edhe moralin e skuadrës në dy ndeshjet që do të luajmë ndaj Andorrës dhe Anglisë.

“Ne kemi bërë një detyrë të mirë në kualifikueset e kalura. Duhet të nisemi nga ai moment. Në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë. Sidomos në ndeshjet jashtë Shqipërisë. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme.Nesër duhet të përgatitemi jashtëzakonisht mirë dhe nuk duhet të lejohet asnjë surprizë.Morali do të jetë edhe më i madh, duke marrë parasysh që do të luajmë me ekipe të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi kualitet në ekip, por duhet të përmirësojmë ende disa gjëra. Do mundohemi të bëjmë surpriza për mirë, siç kemi ditur.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra etrit berisha andorra etrit berisha

Sondazh

Poll