Sport

Premiera “Katar 2022”, Kuqezinjtë e Shqipërisë kanë mbërritur në Andorra

24 Mars 2021, 16:08 Nga DOSJA
Premiera “Katar 2022”, Kuqezinjtë e Shqipërisë

ANDORRA – Kombëtarja e Shqipërisë, pasi është grumbulluar dhe stërvitur gjatë dy ditëve në Barcelonë, sot paradite ka udhëtuar dhe rreth orës 12:00, ka mbërritur në qytet-shtetin e Andorrës, ku kuqezinjtë tanë do të kenë edhe premierën e kualifikueseve të botërorit “Katar 2022”.

Sipas kalendarit, kjo ndeshje është planifikuar të zhvillohet nesër, në stadiumin “Estadi National”, duke nisur nga ora 20:45, ku kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Rejës do të kërkojnë ta fitojnë këtë takim të pare në këtë fushatë të Botërorit 2022.

Për sa i përket axhendës, sot në orën 17:30, trajneri Edi Reja dhe kapiteni i Kombëtares do të dalin në konferencë për shtypin, ku pritet të flasin për sfidën ndaj Andorrës, ndërkohë që në orën 18:00, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra kombetarja e shqiperise kuqezinjte e shqiperise andorra kombetarja e shqiperise kuqezinjte e shqiperise

Sondazh

Poll