Sport

Amir Rrahmani “i pa fat”, dëmtohet dhe lë grumbullimin me Kosovën

24 Mars 2021, 16:33 Nga DOSJA
Amir Rrahmani “i pa fat”, dëmtohet dhe lë grumbullimin me

KOSOVE – Mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili luan me skuadrën e Napolit në Seria A, reportohet se ka lënë grumbullimin me përfaqësuesen e Kosovës, para ndeshjeve kualifikuese të botërorit “Katar 2022”.

Shkaku i këtij largimi, bëhet me dije të ketë qenë një dëmtim së fundmi i Rrahmanit, arsye e mjaftueshme që të largohet nga grumbullimi për t’u rikthyer te Napoli, ku do të vazhdojë fazën e rikuperimit. Largimi i tij ka krijuar një mungesë të rendësishme në radhët e “dardanëve”.

Në këtë situatë, mbrojtësi titullar Amir Rrahmani humb tri ndeshjet e këtij muaji me përfaqësuesen e Kosovës, që do të zhvillojë sonte një ndeshje miqësore me Lituaninë, ndërkohë që më 28 mars, do të përballet me Suedinë dhe më 31 mars me Spanjën për kualifikueset e botërorit.

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport amir rrahmani katar 2022 kosova kualifikueset e boterorit lituania napoli spanja suedia amir rrahmani katar 2022 kosova kualifikueset e boterorit lituania napoli spanja suedia

Sondazh

Poll