Sport

“Shërohet” Strakosha te kuqezinjtë e Shqipërisë: “Duam të provojmë”…

24 Mars 2021, 10:22 Nga DOSJA

SPANJE – Thomas Strakosha, edhe pse prej kohësh nuk është parë në portën e Lazios, është grumbulluar me kombëtaren e Shqipërinë, për tri ndeshjet kualifikuese të kuqezinjve ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

Madje me shumë gjasa, gardiani Strakosha mund të jetë titullar edhe në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, teksa kënaqësinë e tij për grumbullimin e shfaq edhe në një postim në “Instagram”.

“Është bukur të jem përsëri me ekipin tim kombëtar, veçanërisht me një objektiv madhor përpara. Katar 2022, duam të provojmë”,- shkruan portieri Strakosha në postimin e tij.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gardiani i lacios portieri kuqezi thomas strakosha gardiani i lacios portieri kuqezi thomas strakosha

Sondazh

Poll