Sport

KUALIFIKUESET QATAR 2022/ Në ndeshjen hapëse surprizën e bën Turqia, Holanda e pafuqishme në Stamboll

24 Mars 2021, 19:22 Nga DOSJA
KUALIFIKUESET QATAR 2022/ Në ndeshjen hapëse surprizën e bën

TURQI- Ndeshja hapëse për kualifikueset e Kupës së Botës “Qatar 2022” ishte ndeshja ndërmet Turqisë dhe Holandës. Ndeshja zhvilluar në  “Ataturk Olimpiyat” foli për vendasit që fituan me shifrat 4-2. Turqit e nisën vrullshëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 15’ me Yilmaz, ndërsa në të 34-ën ishte sërish kapiteni që ekzekutoi saktë një penallti, duke çuar skuadrën në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 46-të mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu do të shënonte golin e tretë të takimit. Përfaqësuesja e Holandës do të reagonte me Klaassen dhe De Jong në minutat 75’ dhe 76 shënuan dy herë për “tulipanët” duke rihapur takimin, por në momentin më të mirë të Holandës, ishte sërish Yilmaz që shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin e ndeshjes.

Në minutat shtesë pati edhe një 11-metërsh në favor të Holandës, të cilën e mori përsipër sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, por goditja e tij u zotërua në dy kohë nga portieri Ugurcan Cakir, duke bërë që ndeshja të mbyllej me shifrat 4-2.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport holanda qatar 2022 turqia holanda qatar 2022 turqia

Sondazh

Poll