Politike

Të ka prezantuar djali me ndonjë të dashur? Duma: Jo, më pëlqejnë distancat tradicionale

24 Mars 2021, 19:33 Nga DOSJA
Të ka prezantuar djali me ndonjë të dashur? Duma: Jo, më

TIRANË– Kandidatja për deputete nën siglën e Partisë Demokratike, Grida Duma si rrallë herë ka folur edhe për çështjet familjare, krahas asaj politike.

E pyetur nëse djali i saj, i ka prezantuar ndonjë të dashur, Duma e ftuar në emisionin “Rudina”, ka thënë jo. Ndër të tjera, ajo uron që kjo gjë mos të ndodh, pasi i pëlqen që të ruajë një marrëdhënie tradicionale me të birin.

PJESË NGA BISEDA: 

Qytetari: Të ka prezantuar djali me ndonjë të dashur?

Rudina Magjistari:  Sa vjeç është bërë djali?

Grida Duma: Po shkon 16.

Rudina Magjistari: Kështu që duhet të ketë ndodhur apo jo?

Grida Duma: Unë i them që unë e di që t’i s’po më thua gjë. Por edhe kënaqem shumë që nuk po më thotë gjë, kështu që s’kam asnjë paragjykim, por pëlqimi im është që ai nuk hyn tek ata çuna që nuk kanë qejf të flasin me mamat për kështu gjërash, më mirë të flasë me shokët dhe shoqet sesa me mua. Më pëlqejnë këto distancat tradicionale.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll