Politike

U konfliktua fizikisht me një person, Guri: SKANDAL! Kanë vendosur kamera dhe përgjues në zyrën e LSI-së, duan të kërcë

24 Mars 2021, 17:19 Nga DOSJA
U konfliktua fizikisht me një person, Guri: SKANDAL! Kanë vendosur

DURRËS– Elona Guri, kryesuesja e listës së LSI-së në Durrës ka denoncuar anëtarët e shtabit të Lefter Kokës, se po u vendosin përgjues në zyra. Vetëm pak momente para se të konfliktohej fizikisht me shokun e djalit të Lefter Kokës, Guri ka publikuar një video në Facebook, me anë të së cilës u bën thirrje autoriteteve që të nisin hetimet.

Guri shprehet se u kanë vendosur përgjuesa në zyrat e LSI-së në Durrës, në mënyrë që të kërcënojnë qytetarët që u bashkohen. 

Statusi i plotë:

SKANDAL/ Vendosin kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar. Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria.

Sherri u regjistrua mesditën e sotme në Durrës. Guri kishte dalë të zhvillonte takime me qytetarë në momentin që është konfliktuar me shokun e djalit të Kokës, me inicialet Ç.K.. Mes tyre ka ndërhyrë policia për t’i ndarë, dhe të dyja palët ndodhen në komisariat.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elona guri elona guri perleshet me nje burre elona guri elona guri perleshet me nje burre

Sondazh

Poll