Politike

Kryesuesja e listës së LSI-së në Durrës mohon sherrin me mikun e djalit të Lefter Kokës, Elona Guri: S’ka pasur asgjë,

24 Mars 2021, 18:07 Nga DOSJA
Kryesuesja e listës së LSI-së në Durrës mohon sherrin

DURRËS– Elona Guri, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mohuar që të jetë konfliktuar fizikisht me njeri. Në një intervistë për ABCNews, Guri tha se nuk është përleshur me askënd, por ka bërë vetëm një kallëzim për vendosjen e pajisjeve përgjuese.

Prononcimi i plotë

Në lidhje me shoqërimin tuaj, çfarë ka ndodhur?

Unë kam shkuar kam bërë vetë një denoncim,. Një kallëzim për vëzhgimin monitorimin dhe kërcënimin e njerëzve që besojnë dhe hynë në zyrat e LSI.

Nuk keni pasur njoftim që do vinte dikush për instalimin e pajisjes?

Jo nuk kemi pasur njoftim, i kemi kapur vetëm në flagrancë. Sepse kishim kohë që dëgjonim njerëzit tanë që i kërcënonin, intimidonin pse hynin dhe dilnin në LSI. I kanë mbajtur në vëzhgim dhe monitorim mafia e plehrave dhe rilindjes që kanë kapitulluar zgjedhjet e 25 Prillit

Si janë prezantuar kur janë futur në godinë?

Nuk më kanë vënë në zyrë por jashtë zyrave. Policia të hetojë dhe të monitorojë çdo akt kriminal që kërcënon jetët e çdo individi që beson në LSI

I dini emrat e personave?

Jemi 10 hapa para policisë së Shtetit që është bërë një me rilindjen dhe është në funksion të rilindjes. Nëse ata duan të bëjnë shtet, të zbardhin çështjen dhe të fusin në burg këtë akt kriminal

I referoheni kundërshtarëve tuaj politikë në këtë pikë?

Ata janë sepse e kanë kuptuar vetë, E dinë urrejtjen që kanë shqiptarët për ta. Emra konkretë le t’i thotë policia dhe prokuroria. Nëse ata nuk e zbardhin çështjen do dal unë të flas me emra dhe me fakte

Ku ndodheni aktualisht, çfarë bëtë pas denoncimit?

Unë jam në zyrat e LSI duke mbyllur gjithë komisionerët e LSI

Çfarë ka ndodhur me pajisjet që pretendoni se është pajisje përgjimi

Ka ardhur, i ka marrë policia dhe prokuroria.

Sipas policisë jeni konfliktuar me një person. Si ka ndodhur?

Nuk jam konfliktuar fare, thjesht kam denoncuar vendosjen e kamerave. Nuk ka pasur asnjë sherr, jo ,jo.

Pasditen e sotme u raportua për një sherr të ndodhur në Durrës mes Elona Gurit dhe një personi me inicialet Ç.K., mik me djalin e Kokës. Vetë Guri e mohoi këtë gjë. Ajo tha se thjesht ka bërë denoncimin për pajisjet përgjuese dhe se nuk ka pasur asnjë sherr fizik.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elona guri elona guri perleshet me nje burre elona guri elona guri perleshet me nje burre

Sondazh

Poll