Si dyshuan për pajisjet? LSI-ja nxjerr fotot: Çdo qytetar që na futej në zyrë kërcënohej nga Koka e njerëzit e tij, Elon
24 Mars 2021, 18:41Nga DOSJA
DURRËS– Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Durrësit ka deklaruar se Elona Guri, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë, ka kallëzuar Arbër Kokën, djalin e Lefter Kokës.
Në një status në rrjetet sociale, LSI-ja në Durrës publikon dhe fotot e pajisjeve për të cilat akuzon Kokën dhe shtatin e tij elektoral që ia ka vendosur në zyrë.
Në reagim thuhet se dyshimet për këto pajisje lindën pasi çdo qytetar që shkonte në zyrën e tij kontaktohej nga Lefter Koka, djali e miqtë e tij dhe kërcënohej.
Reagimi i plotë:
Duke marë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë: Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës. Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës. Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij. U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.
Pasditen e sotme u raportua për njësherr të ndodhur në Durrës mes Elona Gurit dhe një personi me inicialet Ç.K., mik me djalin e Kokës. Vetë Guri e mohoi këtë gjë. Ajo tha se thjesht ka bërë denoncimin për pajisjet përgjuese dhe se nuk ka pasur asnjë sherr fizik.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Elona Guri, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mohuar që të jetë konfliktuar fizikisht me...
DURRËS– Personi me të cilin u konfliktuar Elona Guri, kandidatja e LSI-së në Durrës është një nga eksponentët e shtabit elektoral të Lefter Kokës. Dosja.al...
DURRËS– Elona Guri, kryesuesja e listës së LSI-së në Durrës ka denoncuar anëtarët e shtabit të Lefter Kokës, se po u vendosin përgjues në zyra. Vetëm pak m...
TIRANË– Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirje dje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom D...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me skandalin në spitalin e Vlorës, ku viktima u la 70 ditë në morg.Kreu i shtetit, në një postim që ka b...
KOSOVË – Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama në takimin me presidentin francez Emmanuel Macro...
MALLAKASTËR- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka prezantuar Ardian Alushi, kandidat për deputetë në Mallakastër.Kryem...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prekur sërish temën që nxiti reagime një ditë më parë. Teksa zhvillonte takime me studentët dh...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi ditën e sotme takime me njërëz në Njësinë 5, në Tiranë, kryesisht të rinj. Gjatë bisedës që ...