Sport

IFFHS përzgjedh klubin e dekadës, nuk është Bayern Munich as Real Madrid, por…

24 Mars 2021, 15:05 Nga DOSJA
IFFHS përzgjedh klubin e dekadës, nuk është Bayern Munich as

EUROPË-Barcelona në vendin e parë, Real Madrid i dyti dhe në të tretin Bayern  Munich. Ky është podiumi i klubeve më të mira në botë në dekadën së fundit, sipas IFFHS, Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave, e cila cakton pozicionet nga 2011 deri në 2020. Për klubin katalan është e dyta sukses dhjetë vjet pas asaj të 2001-2010: në thelb, renditja ndërkombëtare  kurorëzon katalanasit si skuadrën më të mirë në 20 vitet e fundit.

Barça, thekson IFFHS, ka qenë klubi më i fortë në tre nga dhjetë vitet e fundit, por hera e fundit ishte në vitin 2015; Reali ka pasur sukses dy herë (i fundit, në vitin 2017), sikurse Bayerni i Mynihut, që ishte në çatinë e Botës në sezonin e fundit 2019-2020, pa harruar 2012-2013. Tri janë klubet spanjolle në 10-shen më të mirë, katër janë angleze, një franceze (PSG) dhe një italiane (Juventusi).Ekipi i parë jo evropian është Gremio, i 14-ti në botë në këtë dekadë.

Kjo është dhjetë më të mirat e dekadës 2011-2020:

1) Barcelona

2) Real Madrid

3) Bayern Mynih

4) Paris Saint Germain

5) Atletico Madrid

6) Juventus

7) Chelsea

7) Manchester City

9) Manchester United

10) Arsenal

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arsenal barcelona arsenal barcelona

Sondazh

Poll