Bota

Hoxhaj i prerë: PDK-ja nuk ka votë për Vjosa Osmanin 

24 Mars 2021, 17:25 Nga DOSJA
Hoxhaj i prerë: PDK-ja nuk ka votë për Vjosa Osmanin 

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar i prerë mbi vendimin e tij për çështjen e Presidentit në Kosovë. Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Vjosa Osmani nuk do të marrë asnjë vote për presidente të Kosovës nga PDK-ja pasi është një figurë përçarëse dhe nuk përfaqëson unitetin e popullit. Hoxhaj është shprehur se Osmani nuk është e denjë për pozitën e Presidentes, pasi përfaqëson vetëm interesat e një partie dhe jo të të gjithë popullit.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës duhet të vendoset në një afat kohor 60 ditë nga zgjedhjet parlamentare. Nëse zgjedhja e Presidentit dështon brenda këtyre ditëve, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme për të zgjedhur kreun e shtetit.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ceshtja e presidentit ne kosove enver hoxhaj vjosa osmani ceshtja e presidentit ne kosove enver hoxhaj vjosa osmani

Sondazh

Poll