Bota

Kanadaja i vendos sanksione zyrtarëve rus për shkelje të të drejtave të njeriut: Do të vazhdojmë presionin për të lirua

24 Mars 2021, 17:13 Nga DOSJA
Kanadaja i vendos sanksione zyrtarëve rus për shkelje të të

RUSI- Kanadaja i ka vendosur sanksione 9 zyrtarëve rus për shkelje të të drejtave të njeriut. Reuters shkruan se sanksionet janë pjesë e një përpjekje diplomatike dhe presion që Kremlini të lirojnë Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij të arrestuar pa arsye.

Në Kanada, Ministri i Punëve të Jashtme, Marc Garneau tha se këto presione do të rriten dhe se shkeljet e rënda që ka bërë Rusia nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Kanadaja do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj qeverisë Ruse për të liruar pa kushte z. Navalny dhe mbështetësit e tij të cilët janë ndaluar në mënyrë të paligjshme. Shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të Rusisë nuk do të mbeten pa përgjigje,” tha ai.

Arrestimi dhe burgimi i Navalny shkaktoi protesta mbarëkombëtare të rrugëve në Rusi, por aleatët e tij thonë se ata kanë planifikuar protesta dhe demostrata deri në pranverë. Navalny u arrestua sapo u kthye në Rusi nga Gjermania, ku po kurohej ndaj një helimi nga agjentë nervor, për të cilin ai drejtpërdrejt ka akuzuar Putin, por Kremlini i ka mohuar akuzat.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalny kanada sanksione rusise marc garneau alexei navalny kanada sanksione rusise marc garneau

Sondazh

Poll