Sport

Kombëtarja “axurre” largon talentin: “Kean, kthehu në Paris!”

24 Mars 2021, 11:17 Nga DOSJA

ITALI – Kombëtarja “axurre” ka njoftuar, se nuk do ta llogarisë 22-vjeçarin Moise Kean për ndeshjet kundër Irlandës së Veriut, Bullgarisë dhe Lituanisë, të vlefshme për kualifikueset e grupit C për kupën e botës “Katar 2022”.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, i cili ka shënuar 15 gola këtë vit në Ligue 1, Champions League dhe kupën e Francës, ka demonstruar shenja lodhjeje dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Roberto Mancini.

“Futbollisti Moise Bioty Kean është ankuar për një gjendje lodhjeje, që e bën atë të padisponueshëm për ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar kundër Irlandës së Veriut, Bullgarisë dhe Lituanisë”,- lexohet në një deklaratë të Federatës Italiane të Futbollit, e cila më tej saktëson, – “për këtë arsye Kean u largua nga lista e skuadrës “axurre” dhe këtë mëngjes ai do të kthehet në klubin e tij, Paris SG”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport federata italiane e futbollit moise kean roberto mancini sulmuesi i paris saint-germain federata italiane e futbollit moise kean roberto mancini sulmuesi i paris saint-germain

Sondazh

Poll