Sport

“Rrokadë” te stoli i Fiorentinës, rikthehet Giuseppe Iachini

24 Mars 2021, 10:45 Nga DOSJA

ITALI – Pas dorëheqjes së të Cesare Prandellit, klubi vjollcë i Fiorentinës ka përzgjedhur të rikthejë në stol trajnerin Giuseppe Iachini, i cili kishte qenë në krye të pankinës së skuadrës së Firences, deri në nëntor të vitit të kaluar.

56-vjeçari Iachini do të drejtojë seancën e tij të parë stërvitore të Fiorentinës në qendrën sportive “Davide Astori”, ku edhe do të takohet me lojtarët sot. Ai do të zëvendësojë Cesare Prandellin ishte kthyer përsëri në krye të Fiores pas 10 vitesh, më 9 nëntor 2020, kur mori detyrën nga Iachini.

Aktualisht skuadra e Fiorentinës është në vendin e 14-të në renditje, me 29 pikë, vetëm 7 pikë më shumë se Cagliari, në zonën e mbijetesës. Tani, “rrokada” në stol, me rotacionin e ri në të kundërt, krahasuar me katër muaj më parë, synon rezultatet pozitive.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cesare prandelli davide astori fiorentina giuseppe iachini cesare prandelli davide astori fiorentina giuseppe iachini

Sondazh

Poll