Sport

Telefonatë nga Varshava, kancelarja Merkel përjashton Lewandowskin nga rregulli i karantinës 10-ditore

24 Mars 2021, 09:56 Nga DOSJA
Telefonatë nga Varshava, kancelarja Merkel përjashton Lewandowskin nga

GJERMANI – Çdo rregull e ka një përjashtim. Hapet drita jeshile për sulmuesin polak Robert Lewandowski për të luajtur në ndeshjet kualifikueset të botërorit “Katar 2022” kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë.

Fakti që Gjermania ka vendosur rregulla të forta anti-Covid, ku veçanërisht ata që vinë nga Britania e Madhe duhet t’i nënshtrohen një periudhe 10-ditore karantinimi, i detyroi drejtuesit e klubit bavarez të Bayern të mos lejonin sulmuesin e tyre Lewandowski për t’u bashkuar me kombëtaren e Polonisë për ndeshjet e fund-marsit.

Por para këtij ngërçi është gjetur zgjidhja. Në lojë kanë hyrë qeveritë e të dy vendeve. E përditshmja britanike “The Sun” raporton se kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka telefonuar personalisht kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kërkesa e këtij të fundit ka qenë që Lewandowski të përjashtohej nga ky rregull i autoriteteve gjermane. Merkel ka dhënë miratimin e saj për këtë kërkesë të homologut të tij dhe gjithçka është zgjidhur me sukses. Kapiteni i polakëve Lewandowski do të jetë në fushë përballë Anglisë dhe në kthim nuk do të karantinohet.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport angela merkel anti-covid kancelaren gjermane kryeministri polak mateusz morawiecki robert lewandowski the sun angela merkel anti-covid kancelaren gjermane kryeministri polak mateusz morawiecki robert lewandowski the sun

Sondazh

Poll