Bota

Rëndohet situata në Kosovë, në 24 orët e fundit janë shënuar 17 viktima dhe 781 raste pozitive

24 Mars 2021, 14:07 Nga DOSJA
Rëndohet situata në Kosovë, në 24 orët e fundit

KOSOVË– Rëndohet bilanci në Kosovë, pasi 24 orët e fundit janë shënuar 17 të vdekur dhe 781 raste pozitive me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 3 mijë e 634 mostra, nga të cilat 781 kanë rezultuar pozitive dhe 764 persona janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69  vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 84.498 raste nga 397.347 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.803 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 243 raste, Ferizaj 76 raste, Gjilan 68 raste, Gjakovë 60 raste, Mitrovicë 44 raste, Pejë 40 raste, Fushë-Kosovë 38 raste, Podujevë 37 raste, Vushtrri 26 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 17 raste, Kamenicë 15 raste, Klinë 13 raste, Deçan 12 raste, Suharekë 12 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Lipjan 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kllokot dhe Novobërdë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora bilanci ne kosove bilanci ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 13:39

SERBI -Serbia ka siguruar, një medikament, regeneron, që është 95% efektiv në luftën kundër Covid-19.Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e...

Bota 24 Mars 2021, 12:44

India zbulon një variant të ri të koronavirusit!

INDI–  India ka zbuluar një “variant të dyfishtë mutant” të virusit koronavirus në 206 mostra në shtetin perëndimor të Maharashtra, tha një zyrtar i lartë i qev...