Bota

Përfundon takimi i Vjosa Osmanit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku: Organet e partisë do të vendosin nëse do ta mbësh

24 Mars 2021, 14:28 Nga DOSJA
Përfundon takimi i Vjosa Osmanit me kryetarin e LDK-së, Lumir

KOSOVË- Nis takimi midis kandidates për presidente Vjosa Osmani dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me Vjosa Osmanin se organet e partisë do të vendosin nëse do ta mbështesin Osmanin për presidente. Ai paralajmëroi edhe një takim tjetër. Ndërsa, për takimin e sotëm theksoi se u zhvillua në një atmosferë të mirë.

“Pas ftesës së Vjosa Osmanit, ne sot kemi mbajtur takim bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri dhe në këtë takim kemi diskutuar çështjet me interes rreth formimit të institucionit të presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm dhe pozitiv dhe është zhvilluar në atmosferë të mirë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar një kohë të gjatë”,– tha Abdixhiku gjatë një konference për media.

Vjosa Osmani garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje, dhe fitoi mbi 50 përqind të votave apo 58 deputetë. Përveç votave nga minoritetet pakicë joserbe, duhet të ketë edhe mbështetje të tjera që të mundësohet numri me 80 deputetë në sallë gjatë kohës që votohet Presidenti.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se nuk do të kontribojnë në zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit. Për këtë duhen votat e LDK-së. Një votë nga ky subjekt politik tashmë është deklaruar. Bëhet fjalë për deputeten, Valentina Bujaku-Rexhepi e cila të martën deklaroi se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove lumir abdixhiku takimi abdixhiku-osmani vjosa osmani kosove lumir abdixhiku takimi abdixhiku-osmani vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 13:39

SERBI -Serbia ka siguruar, një medikament, regeneron, që është 95% efektiv në luftën kundër Covid-19.Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e...