Bota

Kosovë/ KQZ-ja miraton propozimet për zëvendësimin e 13 deputetëve të cilët pranuan të jenë pjesë e qeverisë Kurti 2

24 Mars 2021, 14:13 Nga DOSJA
Kosovë/ KQZ-ja miraton propozimet për zëvendësimin e 13

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar 13 rekomandimet për kandidatët e radhës që do të zëvendësojnë deputetët e deritashëm e që kanë marrë poste në Qeveri.

Sipas Express, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Këta janë deputetët e rinj që do të zëvendësojnë ministrat në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, përveç Shemsedin Dreshajt të AAK-së, të cilit ia lëshoi karrigen e deputetit Daut Haradinaj.

Lista e plotë:

AAK: Daut Haradinaj – Shemsedin Dreshaj.

LVV: Donika Gërvalla Schwarz – Shqipe Isufi.

Arben Vitija – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrullah Çeko – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

KDTP: Fikrim Damka – Enis Kervan

IRDK: Elbert Krasniqi – Fridon Lala

NDS: Emilija Redžepi – Samra Ilijaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës do të thirret pas zëvendësimit të të gjithë deputetëve. Duke folur para mediave, Kurti, është shprehur i bindur se do t’i kenë votat e mjaftueshme në Kuvend për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e presidentes.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti qeveria kurti 2 valmir elezi albin kurti qeveria kurti 2 valmir elezi

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 13:39

SERBI -Serbia ka siguruar, një medikament, regeneron, që është 95% efektiv në luftën kundër Covid-19.Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e...