Bota

Komandantët e UÇK-së në Hagë! Avokatët ankesa për togat e zeza: Hetuesit s’na japin provat! Prokuroria: Është proces

24 Mars 2021, 06:46 Nga DOSJA
Komandantët e UÇK-së në Hagë! Avokatët ankesa

HAGË– Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë sërish sot para Gjykatës Speciale të Hagës. Në seancën e sotme, e cila ka nisur 45 minuta me vonesë, Prokuroria Speciale u është përgjigjur ankesave të parashtruara nga avokatët e të pandehurve.

Mbrojtësit kërkuan nga Gjykata që Prokuroria t’u dorëzonin materialet që kishin kundër klientëve të tyre. Nga Haga, prokurorja Clare Melany Lawson ka argumentuar të gjitha arsyet e vonesave, ndërsa shtoi se dosja paraprake do t’u dorëzohet më shtator.

Sipas saj, vetëm për ish-presidentin Thaçi janë intervistuar 17 dëshmitarë, të cilat duhen redaktuar. Prokurorja tha se materialet do t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për rikategorizimin e provave.

Ky “justifikim” është hedhur poshtë avokatët, duke kërkuar ndërhyrjen e togave të zeza. Gjykatësi Nicolas Guillou ka kërkuar që afati për vendosjen në dispozicion të dokumentave deri të premten e 25 qershorit, ndërsa ka kërkuar një datë nga prokuroria për përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e dosjes paraprake.

Në aktakuzën e konfirmuar nga Prokuroria pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale si drejtues të UÇK-së.

Hetuesit e Speciales pretendojnë se kanë prova dhe dëshmitarë që dëshmojnë lidhur me krimet e supozuara që kanë kryer të akuzuarit gjatë luftës së Kosovës. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe tortura.

Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së, duke përfshirë qytetarë serbë, romë dhe katolikë. Shumë prej krimeve pretendohet se janë kryer në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll

Bota 24 Mars 2021, 13:39

SERBI -Serbia ka siguruar, një medikament, regeneron, që është 95% efektiv në luftën kundër Covid-19.Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e...

Bota 24 Mars 2021, 12:44

India zbulon një variant të ri të koronavirusit!

INDI–  India ka zbuluar një “variant të dyfishtë mutant” të virusit koronavirus në 206 mostra në shtetin perëndimor të Maharashtra, tha një zyrtar i lartë i qev...