Aktualitet

E veshur sport, flet Aurela Basha nga protesta: Situata është e tmerrshme(FOTO)

12 Maj 2019, 09:32 Nga DOSJA
E veshur sport, flet Aurela Basha nga protesta: Situata është e

Tiranë- Në protestën e sotme të opozitës para Drejtorisë së Policisë është edhe gruaja e Lulzim Bashës, Aurela Basha. Në foton e siguruar nga Dosja.al  ajo shfaqet në krahë të protestuesve, e veshur sport, teksa kërkon lirimin e 80 të arrestuarve.

Ajo është shprehur se ka dalë në protestë si qytetare.

“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha zonja Basha në prononcimin e shkurtër për mediat.

Në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar u arrestuan 80 persona dhe u plagosën 16 efektivë policie. I dhunuar nga policia përfundoi edhe Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD-së, i cili ndodhet në spital ku po mjekohet.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurela basha protesta e opozitës 12 maj aurela basha protesta e opozitës 12 maj

Sondazh

Poll