Aktualitet

Dhuna në protestën e opozitës, 80 persona të arrestuar

12 Maj 2019, 08:42 Nga DOSJA
Dhuna në protestën e opozitës, 80 persona të arrestuar

TIRANË- Rreth 80 persona janë arrestuar nga policia për dhunën në protestën e mbrëmjes së djeshme të opozitës para kryeministrisë.

Ndërkohë mësohet se pritet të arrestohen edhe rreth 50 persona të tjerë, të cilët janë identifikuar nga policia, pasi janë përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestës, në të cilën u hodhën bomba molotov ndaj institucioneve, si dhe u sulmuan efekivët e policisë, prej të cilëve mbetën edhe disa të plagosur.

Opozita ka mbajtur dje protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama. Tubimi nisi në orën 18:30 dhe zgjati rreth 4 orë. Të plagosur raportohet të kenë mbetur 6 efektivë policie dhe 4 protestues. Gjithçka u zhvillua mes tensionesh dhe bombave Molotov. Protestuesit i vunë flakën kryeministrisë dhe Kuvendit por brenda disa minutave situata u normalizua. Policia përdori gaz lojtsjellës kundrejt protestuesve, për t’i shpërndarë ata. Ndërsa këta të fundit kanë hedhur shashka drejt institucioneve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 80 te arrestuar dhuna ne protesten e opozites protesta e opozites 11 maj 2019 80 te arrestuar dhuna ne protesten e opozites protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll