Aktualitet

Protesta, zbardhet biseda mes Ramës dhe Arta Markut, vendimi që është marrë

12 Maj 2019, 09:41 Nga DOSJA
Protesta, zbardhet biseda mes Ramës dhe Arta Markut, vendimi që

Tiranë- Për takimin e kryeprokurores Arta Marku dhe kryeministrit Edi Rama,burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes tyre është zhvilluar një bisedë për protestën e djeshme të opozitës. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Dosja.al mëson se çështja e protestës do t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime. Mësohet se incidentet, zjarret, përplasjet tashmë pritet t’i kalojnë për hetime kësaj prokurorie.

Në protestën e djeshme të opozitës pati 80 të arrestuar dhe 16 efektivë policie të plagosur lehtë.

Mëngjesin e sotëm Arta Marku, që në orën 09:00 shkoi në Kryeministri ku u takua me Ramën pasi në protestën e djeshme pati incidente dhe të lënduar.

Nga protesta e djeshme e opozitës u arrestuan 80 persona dhe u plagosën 16 efektivë policie. Theksojmë se gjatë protestës u dhunua barbarisht Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD-së, i cili ndodhet në spitalin e traumës ku po merr mjekim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 11 maj 2019 takimi rama marku zbardhet biseda mes ramës dhe markut protesta e opozites 11 maj 2019 takimi rama marku zbardhet biseda mes ramës dhe markut

Sondazh

Poll