Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari në Pukë

12 Maj 2019, 08:44 Nga DOSJA
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari në

Tiranë- Në prangat e policisë së Pukës ka rënë 38-vjeçari me iniciale B.D pasi Gjykata e Durrësit ka dhënë”arrest me burg” për të.  38-vjeçari akuzohet për  veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. I shpallur në kërkim për Shitje të lendeve narkotike, kapet nga forcat policore Pukë

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendim penal nr.279 datë 24.07.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim 38-vjeçari në pukë i dënuar nga gjykata arrestim 38-vjeçari në pukë i dënuar nga gjykata

Sondazh

Poll