Aktualitet

Post-protesta/ Rama thërret me urgjencë Markun dhe kreun e SHISH, çështja në dorë të “Krimeve”

12 Maj 2019, 08:19 Nga DOSJA
Post-protesta/ Rama thërret me urgjencë Markun dhe kreun e SHISH,

Tiranë- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në orën 09:00 të ditës së sotme shkoi në Kryeministri, ku aty zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. I pranishëm në takim ishte edhe Helidon Bendo, kreu i SHISH.

Dosja.al mëson se biseda mes Ramës Arta Markut dhe Helidon Bendos është bërë për protestën e opozitës. Në këtë takim është marrë vendimi se çështja e protestës do t’i kalojë tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime.

Fotot e mjetit me targe AA747VA, i cili i përket kryeprokurores janë shkrepur rreth orës 9 të mëngjesit të së dielës, vetëm 7 orë pas mbylljes së protestës së mbrëmshme të opozitës së bashkuar, e cila u shoqërua me tension të lartë.

Nga protesta e djeshme e opozitës u arrestuan 80 persona dhe u plagosën 16 efektivë policie. Theksojmë se gjatë protestës u dhunua barbarisht Sahit Dollapi, sekretari organizativ i PD-së, i cili ndodhet në spitalin e traumës ku po merr mjekim.

Opozita nis sot një tjetër protestë në orën 11:00 para Drejtorisë së Policisë ku kërkohet lirimi të arrestuarve nga protesta e djeshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku edi rama protesta e opozites 11 maj arta marku edi rama protesta e opozites 11 maj

Sondazh

Poll